Zhbllokohen tre ligjet

0

Kuvendi i Shqiperisë arriti sot, pas 236 ditësh të votojë tre ligjet e mbetura pezull dhe që pengonin vendin tonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Ligji për Nënpunësin Civil u miratua me 105 vota pro dhe dy abstenim, ligji për Gjykatën e Lartë u votua me 108 vota pro dhe 1 abstenim, kurse Reforma Parlamentare u votua me 108 vota pro.

Kryeministri Sali Berisha akuzon Partinë Socialiste për vonesën që u bë në mosvotimin në kohë të tre ligjeve. “Te dashur miq, sot pas nje bllokimi nga Edi Rama prej 236 ditesh, tri ligjet u votuan ne Parlament. Me këtë, fituan të gjithë ata që luftuan çdo ditë për votimin e tyre, shqiptarët, që integrimin europian e kanë ëndrrën dhe projektin më të bukur për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Kurse ata që me bllokimin për 236 ditë të këtyre ligjeve lanë për 1 vit Shqipërinë pa statusin e vendit kandidat, vetëm sa lanë fytyrën me ujërat e pellgut të zi të bllokimit të tyre”, – tha z.Berisha në faqen e tij në “facebook”.

Nga ana tjetër socialistët pohojnë se tre ligjeve iu dha dakortësia sepse problemet me qarkun e Fierit u zgjidhën, ashtu sikundër u zgjidhën problemet në të gjithë bashkitë dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here