Zgjohet e dëmtuar “Ura e kaltër e dashurisë”, në Prizren

0

Vepra artistike e njohur si “Ura e kaltër e dashurisë”, në Prizren, mëngjesin e sotëm është dëmtuar duke ngelur e çveshur.

Dëmtimi i “Urës së kaltër të dashurisë” ku njerëzit vendosin dryrë të ndryshëm si shenjë dashurie, ngjalli indinjatën e Organizatës jo-qeveritare “Ec ma Ndryshe”.

Ky akti dëmtimi i saj po pretendohet të jetë shkaktuar nga persona të pandërgjegjshëm. Kjo organizatë  kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa adekuate që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

“Persona të pandërgjegjshëm dëmtuan veprën artistike ‘Ura e kaltër e dashurisë’ në Prizren e cila prej  vitit 2015 është shndërruar në një atraksion për banorët dhe vizitorët e këtij qyteti”, shkruan organizata në facebook .

“EC ma Ndryshe” ftoi organet e rendit në Prizren që të hetojnë këtë rast dhe shpresojn që përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. EC  kërkon gjithashtu që institucionet përgjegjëse të marrin masa adekuate që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në shkrimin e organizatës, publikuar në rrjetin social “Facebook”.

“Ura e kaltër e dashurisë” është punim i inspiruar nga ura e famshme e Parisit “Pont de l’Archevêché” dhe është pjesë projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, realizuar nga OJQ-ja “Ec Ma Ndryshe”.

M. Kërçeli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here