Zgjedhjet, PD hap 300 zyra elektorale në Tiranë

Partia Demokratike hap zyrtarisht fushatën elektorale ditën e enjte për të prezantuar 61 kandidatët po ashtu edhe platformën e saj të qeverisjes vendore. Hapja e fushatës do të bëhet në Pallatin e Kongreseve ku kandidatët e opozitës do të prezantohen përpara anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë. Nënkryetari demokrat Edi Paloka u shpreh se PD do

Partia Demokratike hap zyrtarisht fushatën elektorale ditën e enjte për të prezantuar 61 kandidatët po ashtu edhe platformën e saj të qeverisjes vendore.

Hapja e fushatës do të bëhet në Pallatin e Kongreseve ku kandidatët e opozitës do të prezantohen përpara anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë. Nënkryetari demokrat Edi Paloka u shpreh se PD do të vijojë strategjinë e komunikimit me grupet e vogla dhe mitingjet e mëdha do të jenë të kufizuara.

Duket se vëmendja kryesore është përqëndruar në Bashkinë e Tiranës ku garon Halim Kosova për të këtë post. Në fuksion të një fitoreje të mundshme janë hapur 300 zyra elektorale të kandidatit Halimi në të gjithë Tiranën.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar