Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Zgjedhjet në PD, votat do të numërohen në Tiranë

Zgjedhjet në PD, votat do të numërohen në Tiranë

0 Komentet 🕔08.07.2013 - 11:47

Demokratët më datë 22 korrik do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, por kësaj radhe për të zgjedhur kryetarin e tyre. Në fletën e votimit për lidershipin e ri, anëtarët e PD-së do të kenë mundësi që të zgjedhin njërin nga katër emrat e kandidatëve që janë pranuar zyrtarisht në këtë garë.

Në këto zgjedhje marrin pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ministri ende në detyrë të Transporteve, njëherësh deputet i Qarkut të Fierit, Sokol Olldashi, anëtari i PD-së së Fierit, Astrit Sinani, si dhe anëtari i PD-së së Tiranës, Sokol Paja.

Nëse Basha dhe Olldashi, gëzojnë mbështetjen zyrtare nga selia blu, dy kandidatët e tjerë Sinani dhe Paja do të jenë në fletën e votimit vetëm si shkak i zbatimit të statutit të PD-së, por jo se ata kanë mbështetjen e strukturave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Partinë Demokratike ka shtatë anëtarë, të cilët janë njëkohësisht edhe anëtarë kryesie. Kandidatët për kryetar do të ketë secili nga një anëtar. KQZ-ja e PD-së, që do të administrojë procesin zgjedhor të 22 korrikut, drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, ndërsa anëtarë të tij janë drejtori i Burgjeve, Gazmend Dibra, ish-deputetja e Qarkut të Lezhës, Paulina Hoti, drejtori i OST-së, Arben Ibro, zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata, si dhe Gent Minarolli e Barije Isufi.

Selia blu numëron 39 degë, ndërkohë që në Tiranë, për lehtësi votimi, do të ngrihen edhe 7 degë të tjera. Procesi i votimit parashikohet i lehtë për anëtarët e partisë që janë në qytete, ndërsa ata që ndodhen në fshat duhet të krijojnë vetë mundësitë për t’u bërë pjesë e këtyre zgjedhjeve. Kryesia vendosi që numërimi i votave të bëhet në Tiranë, në selinë e PD-së.

Në mbledhjen e së enjtes janë përcaktuar gjithashtu edhe disa nga aspektet teknike të këtyre zgjedhjeve, që ndryshe nga zgjedhjet që janë zhvilluar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, është rënë dakord që dy kandidatët kryesorë nuk do të shfaqen bashkë publikisht gjatë kësaj fushate, por secili do të zhvillojë takime të ndara mes njëri-tjetrit.

/Erilda Sulika/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr