Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Zgjedhjet në Korcë, fiton kandidati socialist Sotiraq Filo

Zgjedhjet në Korcë, fiton kandidati socialist Sotiraq Filo

0 Komentet 🕔04.11.2013 - 13:58

Sotiraq Filo do të jetë kryetari i ri i Bashkisë Korcë. Pas numërimit të 100 qendrave të votimit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo ka marrë 15953 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Sotiraq Stratobërdës i cili ka marrë 5283 vota.

Menjëherë pas shpalljes së fitores, Sotiraq Filo është shprehur se ndihet mjaft i vlerësuar nga qytetarët ndërsa u zotua për realizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale. “Jam i emocionuar dhe i vlerësuar nga qytetarët e Korçës. Koha e fjalëve ka mbaruar, tani duhet të realizojmë premtimet e fushatës elektorale” tha Filo.

Procesi i numërimit të votave, shkoi kryesisht mirë dhe pa vonesa, me përjashtim të një kutie ku votoi vetë kandidati i majtë Sotiraq Filo e cila nuk u hap pasi kishte parregullsi. Mësohet se kjo kuti do të numërohet nga KQZ-ja pasi kodi i saj nuk përputhet  me kodin në procesverbal.

/Elta Liksenaj/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr