Zgjedhjet në Gjermani dhe e ardhmja e Euros

Zgjedhjet në Gjermani dhe e ardhmja e Euros

 Nga: Al-Jazeera   A do të ketë zgjedhja e mundshme elektorale e Angela Merkel efekte afatgjata në të ardhmen e monedhës Euro? Këtë të dielë, më 22 shtator gjermanët do të votojnë për një parlament të ri, i cili do të mbajë peshën e përcaktimit të Kancelarit të  ardhshëm të Gjermanisë. Që një kandidat të

 Nga: Al-Jazeera

 

A do të ketë zgjedhja e mundshme elektorale e Angela Merkel efekte afatgjata në të ardhmen e monedhës Euro?

Këtë të dielë, më 22 shtator gjermanët do të votojnë për një parlament të ri, i cili do të mbajë peshën e përcaktimit të Kancelarit të  ardhshëm të Gjermanisë.

Që një kandidat të bëhet kancelar, kërkohet vota e mirëbesimit të pushtetit nga shumica. Megjithëse ligjet elektorale gjermane duken të komplikuara në sipërfaqë, sistemi është proporcional dhe con drejt krijimit të partive të koalicionit. Pragu elektoral 5%, është ndërtuar në mënyrë të tillë që të shmangë mashtrimet dhe fragmentarizimet e tepërta.

Rezultati është një sitem shumë-partiak i moderuar. Ndërsa të gjitha partitë bashkëpunojnë zyrtarisht dhe jozyrtarisht, ekziston një perceptim i përgjithshëm i dy kampeve në realitetin politik gjerman: blloku ‘’borgjez’’  i përbërë nga liberalët dhe kristiano-demokratët  nga njëra anë dhe blloku i djathtë i përbërë nga SPD-ja dhe Të Gjelbërtit.

Kandidatët dhe partitë e tyre

Kancelarja në detyrë është  Angela Merkel,njëkohësisht edhe liderja e padiskutueshme e kristian-demokratëve, e cila shpreson të fitojë zgjedhjet e 22 shtatorit. Ajo synon të vazhdojë koalicionin qëndror të djathtë, që e ka drejtuar që nga viti 2009. Gjithashtu një ndër qëllimet dhe prioritetet e saj mund të jetë edhe ripërtëritja e Koalicionit të Madh të social-demoratëve, të cilin e ka drejtuar në vitet 2005-2009.

Merkel së fundmi i ka zhvendosur kristian-demokratët  në përgjegjësinë e cështjeve të tilla si: mjedisi, martesat e homoseksualëve dhe përkujdesja sociale. Ajo përgjithësisht shihet si mendjemprehtë, pragmatike deri në ekstrem por me mungesë të një visioni afatgjatë. Ndërkaq që Merkel ka preferuar një koalicion kristian-liberal kundrejt një Koalicioni të Madh, CDU e ka të vështirë të pranojë  që votuesit e saj nuk do ta mbështesin FDP-në për arsye taktike.

Kundërshtari kryesor politik i Merkel është Peer Steinbruck, që ka mbajtur detyrën e Ministrit të Financave në kabinetin e parë të Merkel nga viti 2005-2009. Steinbruck dallohet nga vecoria e të folurit drejtpërdrejtë në publik, megjithëse për këtë  kritikohet nga media dhe votuesit si  shumë “ i vrullshëm “ dhe fjalë-ndyrë. Madje vetëm  një javë para zgjedhjeve e la veten të fotografohej për faqen e parë të një reviste ndërkaq që bënte një gjest të pasjellshëm.

Dy pretendendët më të rinj në garë, Sigmar Gabriel dhe ish ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeirer, vendosën përfundimisht të mos marrin pjesë , duke shpresuar për një shans më të mirë në 2017. Sondazhet tregojnë se një shumicë e konsiderueshme votuesish do të zgjedhin Merkel kundrejt Steinbruck. Sidoqoftë problemi kryesor i partisë  së saj është strukturor: gara nga e djathta, që  përbën një alternativë më  “radikale” për  reformistët, pragmatistët dhe ndjekësit pro-kapitalistë të SPD-së.

Cili është rezultati më i mundshëm?

Në sondazhet më të fundit, kristian-demokratët e Merkel deri tani janë koalicioni më i fortë. Referuar shifrave, rreth 40% do të votojnë për CDU-CSU nderkaq që SPD-ja do të marrë 28% më pak vota. Të Gjelbërtit dhe Të Djathtët mund të marrin respektivisht  10 dhe 8% vota ndersa FDP-ja do të qëndrojë pezull në pragun elektoral prej 5%.

Cfarë impakti do të kishin këto rezultate për Europën dhe Euron?

Një pjesë e madhe e elitave gjermane janë pro euros dhe pro konsensusit europian. Gjatë fushatës elektorale, ndërsa Steinbruck e vendosi theksin në solidaritetin europian edhe  Merkel nga ana e saj e uli retorikën e saj të ashpër ndaj krizës  duke  ditur se mund ti prishte punë në zgjedhje. Madje 1 muaj para zgjedhjeve Merkel, e lejoi Ministrin aktual të Financave, Wolfang Schaubele të miratonte një tjetër paketë ndihmash për Greqinë në vitin 2014.

Asnjë nuk mund të parashikojë me saktësi se si do të jenë politikat e ardhshme europiane të Angela Merkel. Shumë vëzhgues presin që kriza ekonomike në Eurozonë  të zmbrapset dhe se Gjermania, si shteti me ekonominë më të madhe në rajon, do të bëjë dicka afatgjatë për këtë.

Por a do të kërkojë Merkel institucione më të forta europiane? A do ta mbështëse ajo politiken e kryeministrit britanik David Cameroon, se sovraniteti kombëtar duhet mbrojtur më shumë se cdo gjë tjetër?  A ka Merkel një ide të qartë për politikat e ardhshme të shpëtimit të Eurozonës? Disa nga kritikët e Merkel mendojnë se ajo vepron dhe ndërmerr hapa sipas faktorëve të jashtëm, një politikë ‘’wait-and-see” e thënë ndryshe: shohim dhe bëjmë. Të tjerë janë të mendimit se perspektiva e saj është kombëtare dhe ndërkombëtare dhe jo vecanërisht europiane: me 40% të eksporteve gjermane që shkojnë jashtë Bashkimit Europian.

Nëse rezultati i zgjedhjeve të së dielës nuk është shumë larg  parashikimit të sondazheve të tanishme, atëherë Europës do ti duhet të kalojë edhe një tjetër 4-vjecar nën qeverisjen sa pragmatiste aq edhe enigmatike të Angela Merkel.

     Përgatiti në shqip për “Objektiv.al”: Elta Liksenaj

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar