Zgjedhjet e 23 qershorit sjellin në Kuvend 31 biznesmenë

Zgjedhjet e 23 qershorit sjellin në Kuvend 31 biznesmenë

Komuniteti i biznesit, pas zgjedhjeve të 23 qershorit rrit ndjeshëm përfaqësuesit e tij në Kuvendin e Shqipërisë, duke e çuar numrin nga 18 biznesmenë në 2009 – ën në 31 në 2013 – ën. Partia Socialiste ka edhe numrin më të madh të biznesmenëve, 14 nga 20 që ishin pjesë e listave të kësaj partie,

Komuniteti i biznesit, pas zgjedhjeve të 23 qershorit rrit ndjeshëm përfaqësuesit e tij në Kuvendin e Shqipërisë, duke e çuar numrin nga 18 biznesmenë në 2009 – ën në 31 në 2013 – ën.

Partia Socialiste ka edhe numrin më të madh të biznesmenëve, 14 nga 20 që ishin pjesë e listave të kësaj partie, që prej shtatorit, do të fillojnë të ushtrojnë detyrën e deputetit në Kuvend. Partia Demokratike numëron 5 nga 10 kandidatë që ishin pjesë e listave të saj. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 16 deputetë që mori në rang kombëtar 6 prej tyre i përkasin fushës së biznesit. Përsa i përket PDIU – së, përveç kryetarit të saj, Shpëtim Idrizi, 4 deputetët e tjerë janë ushtrues të aktiviteteve ekonomike në vend.

Deputetët Biznesmenë

Partia Socialiste

Tom Doshi    Ndërtime
Paulin Sterkaj    Ndërtime
Fidel Ylli    Ndërtime
Sadri Abazi    Ndërtime
Parid Cara    Ndërtime
Artan Gaçi    Tregti
Rakip Suli    Tregti
Dashamir Peza    Restorant
Koço Kokëdhima    Botues
Fatmir Toçi    Botues
Andrea Marto    Ndërtime
Majlinda Bufi    Projektim
Ilir Xhakolli    Hidrokarbure
Anastas Angjeli    universiteti “Mesdhetar”

Partia Demokratike

Bedri Hoxha    Miniera
Roland Keta    Miniera
Astrit Veliaj    universiteti “UFO”
Gjovalin Kadeli    Ndërtim
Kozma Dashi    Tregti

Lëvizja Socialiste për Integrim

Agron Çela    Ndërtime
Lefter Koka    Tregti
Përparim Spahiu    Miniera
Gledion Rehovica    Ndërtime
Piro Kapurani    Fason, ndërtime
Shkëlqim Selami    Restorante

Partia Republikane

Agron Duka    Agrobiznes

PDIU 

Omer Mamo    Ndërtime
Tahir Muhedini    Hoteleri
Aqif Rakipi    Lojëra fati
Dashamir Tahiri    Ndërtim

PKD 

Mark Frroku    Lojëra fati

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar