Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Zgjedhjet e qershorit nën vëzhgim ndërkombëtar

Zgjedhjet e qershorit nën vëzhgim ndërkombëtar

0 Komentet 🕔15.05.2013 - 13:05

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri do te jetë nën vëzhgimin e SHBA-së dhe BE-së. Nga mbarvajtja e tyre do të varet edhe marrja e statusit kandidat për Shqipërinë, është  shprehur kongresmeni amerikan Eliot Engel.

Ai ka theksuar se këto zgjedhje do të kenë një ndikim të madh, pasi të gjithë i kanë sytë drejt Shqipërisë. “Kishim një dëgjim javën e kaluar në Komitetin e Helsinkit për zgjedhjet në Shqipëri. Shpresoj që të ecin mbarë dhe shpresoj që kushdo që fiton të jetë fitues dhe të mos ketë mashtrime”, u shpreh Engel.

Ndër të tjera përfaqësuesi i SHBA-së ka theksuar se Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë këto zgjedhje me shumë kujdes dhe se në bazë të mbarvajtjes së tyrë do të varet edhe marrja e statusit kandidat për në BE. Ai nuk la pa përmendur edhe problemet me KQZ-në, ku theksoi se shpreson të mos përsëriten ato të vitit 2009.

“Shqipëria duhet ta dëshmojë se e meriton t’i bashkohet BE-së dhe zgjedhjet do të zënë një pjesë të madhe në gjykimin e BE-së për kandidaturën e Shqipërisë. Unë mendoj se Shqipëria duhet të jetë kandidate. Do të doja të shihja si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën në BE’’, u shprehur ai gjatë një deklarate publike për mediat.

/Elona Tereziu/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr