Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Zgjedhjet 2015, PD çel fushatën, Basha: Të ndalim marshin e së keqes

Zgjedhjet 2015, PD çel fushatën, Basha: Të ndalim marshin e së keqes

0 Komentet 🕔22.05.2015 - 09:47

Partia Demokratike dhe aleatët në koalicion çelin zyrtarisht fushatën zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 21 qershor. Hapja e fushatës është organizuar në Pallatin e Kongreseve, ku kandidatët për 61 Bashkitë e vendit u ngjitën njëri pas tjetrit për të prezantuar platformën e tyre elektorale. 21 qershori do të jetë dita kur shqiptarët do të krijojnë një pol fuqie për të ndalur me votën marshin e së keqes e ka cilësuar kreu i PD-së Lulëzim Basha në lidhje me maxhorancën.

Lulzim  Basha: “Në demokratet dhe aletatët tanë nisemi sot për zgjidhjen dhe me zgjidhjen që meritojnë qytetarët, punë, mirëqënie, dinjitet dhe respekt. Me votë, me votë, me votë, kjo është thirrja për të gjithë shqiptarët të djathtë dhe të majtë që ndajnë me ne shqetësimet për paaftësinë, papërgjegjshmërinë flagrante të qeverisë Rama-Meta. Me votë t’i ndalim, me votë tu kthejmë reston e gënjeshtrave dhe mashtrimeve, me votë tu japim hakun e merituar që tjetër premtuan dhe tjetër bënë. Me votë t’ua shfyjmë arrogancën dhe arbitraritetin që ua ka sjellë njerëzve në majë të hundës. Me votë të krijojmë një pol fuqie të opozitës dhe qytetarëve”.

Basha tha se Partia Demokratike e ka treguar dhe do ta tregojë së di t’i japë  vendit zhvillim dhe mirqënie.

PD ka qënë dhe është në krye të betejes  kundër keqeverisjes , tha Lulzim Basha, por sipas tij  21 qershori është dita kur qytetaret e  kanë në dorë  ti japin vendit alternativën zhvilluese , me politika të qarta për punësim, siguri dhe mirqënie.

Lulzim  Basha: “Jemi bashkuar sot në këtë hapje të mrekullueshme të fushatës për startin final të maratonës tone politike, që është maratona e çdo qytetari të këtij vendi që kërkon punë, shpresë dhe dinjitet. Nisemi sot drejt zgjedhjeve të 21 qershorit plot me besim dhe bindje për një punë të madhe, të ndalim me votë marshimin e së keqes, të flakim me votë varfërinë, pasigurinë dhe papunësinë që kanë pllakosur dhe gjunjëzuar shumicën dërmuese të  shqiptarëve.

Të kthejmë në jetë me votë të lirë shpresën e tyre të plagosur rëndë, të çelim me votë një prespektivë të re të ringritjes dhe përmirësimit ekonomik për çdo familje. Të fitojmë me votë dhe të fillojmë me votë një histori të re të demokracisë së re, të qeverisjes me qytetarët, pranë qyetarëve dhe për qytetarët. Nisemi sot me problemet e mëdha që ka vendi duke i parë drejt në sy. Ka shpëtim dhe shpëtim ofrojmë, ka rrugëdalje dhe rrugëdalje propozojmë. Ka zgjidhje dhe zgjidhje do të japim. Papunësia, varfëria , pasiguria, eksodet dramatike, largimi i investimeve e kapitalit si të ketë rënë zia e luftës janë damka e qeverisë Rama-Meta. E kemi treguar dhe prapë do ta tregojmë se dimë ti japim vendit zhvillim dhe mirëqënie”.

 

/Objektiv.al/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E premte E shtunë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 23, 2017
Pjesërisht vranët
17°/3°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
17°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
17°/8°
Sot E premte E shtunë
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 23, 2017
Clear
15°/4°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/4°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Mostly Cloudy
16°/4°
Sot E premte E shtunë
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 23, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Clear
12°/-1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
12°/2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr