Zëvendësohen 88 policët e shkarkuar, bie mosha mesatare në 33 vjeç

Zëvendësohen 88 policët e shkarkuar, bie mosha mesatare në 33 vjeç

Ministria e Brëndshme e kryesuar nga Saimir Tahiri bën me dije se ka zëvendësuar punonjësit e policisë të shkarkuar një ditë më parë, me një staf të ri dhe të kualifikuar. Përzgjedhja e punonjësve të rinj të policisë Rrugore u bë nga drejtues të lartë dhe me eksperiencë në radhët e këtij grupi. Gjithashtu mosha

Ministria e Brëndshme e kryesuar nga Saimir Tahiri bën me dije se ka zëvendësuar punonjësit e policisë të shkarkuar një ditë më parë, me një staf të ri dhe të kualifikuar.

Përzgjedhja e punonjësve të rinj të policisë Rrugore u bë nga drejtues të lartë dhe me eksperiencë në radhët e këtij grupi. Gjithashtu mosha mesatare nga 47.4 vjeç që ishte zbriti në 33.2 vjeç.

Duke filluar që nga dita e sotme efektivët e rinj janë pajisur me bazën materiale të nevojshme dhe kanë nisur punën me planin për të reduktuar sa më shumë aksidentet rrugore dhe të ofrojnë një shërbim cilësor për qyetarët.

Kriteret përzgjedhëse:

1. Arsimin dhe për përgatitjen e tyre profesionale, me njohuri të përgjithshme për detyrat, organizimin dhe funksionimin e Policisë së Shtetit;

2. Vlerësimet e treguesve të punës për çdo punonjës në sektorin apo komisariatin ku kanë punuar deri tani;

3. Përgatitjen fizike dhe moshën e re, për t’ju përshtatur sa më mirë ngarkesës së punës në trafikun rrugor;

4. Barazinë gjinore, duke shtuar një numër të caktuar të policeve femra në këtë shërbim.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar