Zëra për afrimin Basha-Topi

0

Kreu i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po përpiqet të negociojë më kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, për ta rikthyer këtë të fundit në partinë “mëmë”. Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se Basha ka shtuar përpjekjet për të bërë të mundur afrimin e Topit në këtë parti.

Janë forcuar zërat edhe më tëpër për afrimin e Bashës dhe Topit qe pas takimit të gushtit. Nga ky rikthim nuk do të përfitojë vetem kreu i FRD-së por dhe shumë figura të tjerë si Gazmend Oketa dhe Aleksander Biberaj të cilët kishin dalë nga rradhët e PD-së që kur u bashkuan me FRD.

Basha synon që të promovojë në PD figura te “vjetra” si Bamir Topi dhe Eduard Selami dhe të mënjanojë të tjerë si Olldashi, Bode, Topalli etj.

 

/Jonida Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here