Zbuloni cfarë temperamenti keni!

Temperamenti është një element i rëndësishëm i personalitetit të një personi, pasi përcakton raportin e tij me veten dhe botën rrethuese. Dikund më shumë dhe dikund më pak, secili mund ta gjejë veten tek katër llojet e temperamenteve që janë klasifikuar nga psikologët. Llojet e temperamenteve A. Sanguin Në temperamentin sanguin futen njerëzit thellësisht impulsivë

Temperamenti është një element i rëndësishëm i personalitetit të një personi, pasi përcakton raportin e tij me veten dhe botën rrethuese. Dikund më shumë dhe dikund më pak, secili mund ta gjejë veten tek katër llojet e temperamenteve që janë klasifikuar nga psikologët.
Llojet e temperamenteve

A. Sanguin

Në temperamentin sanguin futen njerëzit thellësisht impulsivë dhe në kërkim të kënaqësisë. Këtyre u referohen zakonisht si “folësit”. Janë persona ekspresivë, entuziastë, influencues dhe kërkojnë vëmendje. Sanguinët janë shoqërorë dhe karizmatikë, zakonisht të gjallëruar, të sinqertë, optimistë, krijues, bujarë dhe plot pasion. Ky temperament u përket njerëzve që pëlqejnë të flasin shumë, janë gjithnjë me vonesë, harrojnë detyrimet, shtrëngohen në bërjen e një pune dhe i bazojnë vendimet më tepër në ndjenja. Këta njerëz mund të jenë prindër shumë të mirë, sepse janë të dhënë pas qejfit, por shtëpitë e tyre janë zakonisht të paorganizuara dhe rrëmujë. Ky lloj personaliteti është i dhënë pas jetës luksoze dhe të bërit përshtypje te të tjerët. Sanguinët janë njerëz që shpenzojnë shumë, u pëlqen të udhëtojnë botën, duan jetë të rehatshme dhe bëjnë gjithçka për të plotësuar nevojat e tyre. Janë të prirur nga alkooli, duhani, droga, kumari dhe u pëlqen të ndërmarrin rreziqe.

B. Kolerik

Temperamenti kolerik prezantohet më së miri nga njerëzit që janë shumë ambiciozë dhe u pëlqen të udhëheqin. Koleriku është temperamenti më i fortë i tipave ekstrovertë, pra që janë të hapur me të gjithë. Personat me temperament kolerik janë plot agresion, energji, pasion dhe përpiqen ta rrënjosin këtë edhe te të tjerët. Mbizotërues për nga personaliteti, kolerikët duan të kenë kontrollin, prandaj janë të mirë në punët kontrolluese dhe që kërkojnë autoritet. Ata gjithashtu i marrin vendimet shpejt dhe kanë vëmendje të vazhdueshme. Këta tipa janë edhe më të pandjeshmit nga katër llojet e temperamenteve. Kolerikët janë shumë arsyetues dhe pragmatikë, gjithashtu e kanë tepër të zhvilluar sensin e hamendësimit dhe nuk u besojnë të tjerëve shpejt. Janë mbizotërues, të paduruar, nuk qetësohen, nervozohen menjëherë dhe u pëlqen të bëjnë debate. Këta tipa janë të mirë në politikë dhe në fushën ushtarake. U pëlqen të kenë gjithçka nën kontroll dhe janë tepër të dhënë pas punës. Janë shumë të pavarur dhe nuk i respektojnë shumë diplomat apo kredencialet e tjera.

C. Flegmatik

Temperamenti flegmatik përfaqësohet më së miri nga njerëzit e qetë dhe të urtë, varion nga ata që kanë vëmendje të paktë kundrejt gjërave deri tek ata që janë përtacë. Këtyre u referohen zakonisht si “shikuesit”, pasi ky është pozicioni që u pëlqen të bëjnë. Flegmatikët i marrin gjërat me ngadalë, janë përherë të qetë, të përmbajtur, tolerantë, të sjellshëm, i fshehin emocionet dhe qëndrojnë larg konflikteve. Ndonëse janë tepër të paqtë, të durueshëm dhe të përshtatshëm, personat që kanë këtë temperament janë shpesh ngurrues, të pavendosur dhe të shqetësuar. U pëlqen të mbledhin fakte, t’i klasifikojnë dhe të shohin marrëdhëniet që ndodhin rreth tyre. Flegmatikët janë pranues, të afeksionuar, ndonjëherë të turpshëm dhe preferojnë mbi të gjitha qëndrueshmëri. Për shkak të natyrës së tyre të mbushur me frikë, pavendosmëri dhe hezitim, janë persona që bëjnë kompromis.

D. Melankolik

Temperamentet melankolike u përkasin introvertëve dhe atyre që mendojnë shumë. Për këtë arsye quhen ndryshe “mendimtarët”. Personaliteti i tyre analitik kërkon kujdes dhe përmbajtje. Njerëzit melankolikë janë shumë të mirë në vëmendjen ndaj detajeve dhe në analizimin e problemeve që për të tjerët janë të vështira. Mendojnë dhe ndiejnë thellë, edhe pse kanë prirjen të shohin më tepër anët negative të jetës. Janë të pavarur dhe i besojnë vetes. I përkushtohen plotësisht një detyre që janë duke bërë. Melankolikët mund të jenë shumë krijues në aktivitete si arti, letërsia, muzika dhe shëndetësia. U pëlqen të ndjekin perfeksionin në gjërat që bëjnë në jetë. Janë seriozë, analitikë, muzikorë, artistikë, të talentuar, krijues, filozofues, vetësakrifikues, të ndërgjegjshëm dhe të prirë nga një qëllim.

Melankolikëve u pëlqen t’i mbajnë gjërat brenda, të organizojnë mirë ditën, të ndjekin oraret, të jenë kursimtarë, i përfundojnë ato që nisin, i pëlqejnë listat ose grafikët dhe shpesh janë në gjendje të identifikojnë burimin e problemit.

/Elta Liksenaj/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar