Zbulohet sekreti i Trekëndëshit Bermudes

Zbulohet sekreti i Trekëndëshit  Bermudes

  Të gjithë kemi dëgjuar për trekëndëshin e Bermudës, i njohur edhe si trekëndëshi i “Djallit “ ose trekëndëshi i mallkuar. Kjo zonë ka qënë gjithmonë e rrezikshme dhe  e mistershme, duke filluar që nga zhdukja e marinarëve, pilotëve dhe turistëve, të cilët askush nuk  ka mundur ti gjeje. Po çfarë fshihet pas këtij misteri?

 

Të gjithë kemi dëgjuar për trekëndëshin e Bermudës, i njohur edhe si trekëndëshi i “Djallit “ ose trekëndëshi i mallkuar. Kjo zonë ka qënë gjithmonë e rrezikshme dhe  e mistershme, duke filluar që nga zhdukja e marinarëve, pilotëve dhe turistëve, të cilët askush nuk  ka mundur ti gjeje.

Po çfarë fshihet pas këtij misteri?

Në lidhje me shumë të përfolurin Trekëndëshin e Bermudeve zbulohet një fakt tepër interesant. Në thellësi të Oqeanit në këtë hapësirë gjenden disa piramida kristalesh. Sipas shkencëtareve sipërfaqja e kësaj piramide është tepër e lëmuar dhe në formë kristali.

Sipas shkencëtarëve kjo mund të jetë arsyeja kryesore që ka bërë që në disa raste të zhduken aeroplanë dhe anije të tëra. Piramidën kristalore e ka zbuluar oqeanografi dr. Verlag Mejer me ndihmën e një teknologjie sonare, në thellësinë 2000 metër.

Në pamjen e jashtme ajo duket pjesërisht e tejdukshme dhe ka bazë bazë katrore me dimensione 300 me 200 metra. Lartësia e saj është 200 metra kurse në maje gjenden dy topa të mëdhenj në njërën prej tyre uji kalon me shpejtësi të madhe dhe kështu krijon një valë të fuqishme nënujore e cila në sipërfaqe të ujit krijon dallgë të mëdha të cilat më pas  tërheqin në thellësi gjithçka që gjendet afër.

Trekëndëshi i Bermudës është një zonë në oqeanin Atlanktik afërsisht 1.2 milionë kilometra katrorë që përbëhet nga Bermuda, Puerto Riko, dhe Fort Loderdejl.

Ndërmjet Bermudeve, meridianit 40 dhe Floridës, kanë ndodhur zhdukje gjatë 30 viteve të fundit të shumë avionëve, anijeve pa lënë asnjë gjurmë nga to. Numri  i zhdukjeve është impresionant dhe i tmerrshëm por më misteriozja e të gjithë kësaj është se zhdukjet ndodhin në kohë të mirë e jo në një uragan apo ciklon.

 

/Klajdi Lleshi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar