Zbulohet lidhja me nazizmin e Kristo Papas

0

Deputeti Kristos Papas, një nga të akuzuarit për veprimtari kriminale, e ka refuzuar të kaluarën e tij naziste, megjithate  shtypi ka publikuar sot foto të tij, ku deputeti është fotografuar me uniformën e shtetit hitlerian.

Njëra nga fotografitë tregon Papas në një pyll me uniformë naziste dhe në krah mban simbolin nazist, ndërsa tek tjetra ai është duke përshëndetur si nazistët para një kryqi të thyer.

Përveç portreteve, policia gjeti në shtëpi edhe një betim të shkruar, që është betimi i Agimit të Artë. Në tekst betohet për besnikëri ndaj kushtetutës dhe Rajhun gjerman. “Betohem se do të luftoj për zhdukje përfundimtare të hebrenjve! Rroftë nazizmi, rroftë fitorja!”, thuhet në betim.

Fotot janë gjetur mes objekteve të tjera me përmbajtje naziste në shtëpinë e tij në Janinë.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here