Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Zbulimi i ri shkencor, njeriu ka evoluar nga një specie e vetme

Zbulimi i ri shkencor, njeriu ka evoluar nga një specie e vetme

0 Komentet 🕔18.10.2013 - 12:42

 

Njeriu ka evoluar nga një specie e vetme. Ky zbulim që ka pushtuar kopertinën e “Science”, rishkruan edhe një herë historinë e evolucionit human dhe vjen pas analizës së mbetjeve të një hominidi të zbuluar në Dmanisi të Gjeorgjisë dhe që ka jetuar 1.8 milionë vjet më parë.

Ky kërkim është kryer nga një grup i koordinuar nga paleoantropologu David Lordkipanidz i Muzeut Kombëtar të Tbilisit. Të dhënat e reja tregojnë se, ndryshe nga sa mendohej deri tani, përfaqësuesit e parë të llojit të “Homo habilis” dhe “Homo erctus”, i takonin të njëjtës specie. Këto paraardhës të parë të njeriut, ndoshta kishin vetëm një aspekt fizik ndryshe. I zbuluar në vitin 2005 duhet thënë se hominidi i studiuar është më i ploti i gjetur ndonjëherë.
Në bazë të tipareve fizike të kafkës, fosili i Dmanisit mund të krahasohet me fosile të tjera të species “Homo”, si ato të zbuluara në Afrikë dhe që datojnë në 2.4 milionë vite më parë, apo edhe me ato të zbuluara në Azi dhe në Evropë, që datojnë në periudhën mes 1.8 dhe 1.2 milionë viteve më parë.

Për shembull, nofulla është si ajo e hasur te “Homo habilis”, ndërsa harqet e trashë të pjesës së vetullave janë si ato të “Homo erectus”. Sipas Christoph Zollikofer të Muzeut të Zyrihut, i cili ka marrë pjesë në këtë studim, “variacioni i pjesëve të zbuluar në fosilin e Dmanisit nuk është më i madh se ai që mund të gjendet midis pesë njerëzve modernë, ose pesë shimpanzeve”.

/Elta Liksenaj/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr