Zbrazet “Kasaforta e Gjelbër”, vidhen bizhuteri me vlerë 1 miliard euro

0

Të paktën 1 miliard euro është vlera e bizhuterive të grabitura nga Kasaforta e Gjelbër në Dresden. Policia gjermane konfirmoi se kjo është grabitja më e madhe e historisë së pas luftës.

Sipas “Bild”-it, kasaforta e ndodhur nën Urën e Augustit është hapur nga grabitësit në orën pesë të mëngjesit dhe njëkohësisht është bllokuar dhe sistemi i alarmit.

Grabitësit kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet një dritareje të vogël pikërisht në dhomën ku ishte vendosur pjesa më e madhe e thesarit.

Kasaforta e gjelbër është e famshme në të gjithë botën për thesarin artistik që mbart. Aty ka ar dhe gurë të çmuar, porcelan, vepra arti, objekte fildishi dhe shumë objekte të tjera të paçmueshme. 

Banda e grabitësve kanë marrë bizhuteri historike, diamantë dhe gurë të cmuar, ndërsa objektet e tjera si vazo dhe piktura nuk janë prekur me dorë.

A.Q

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here