Zbardhet debati/ Kujtim Gjuzi do mandatin nga KQZ: S’do pres deri në fund të vitit. Sekretari: Ngeli nëpër korridore çdo ditë

0

Kryetari i Partisë Konservatore, njëherësh kandidat në pritje për të marrë mandatin e deputetit, Kujtim Gjuzi është përfshirë në një debat jo të zakontë me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj.

Gjuzi është ankuar se ekspertët e KQZ-së e lënë të presë në hollin e KQZ-së, ndërkohë që është shprehur se kërkon të marrë mandatin e deputetit dhe s’mund të presë procedurat që po zvarriten.

Por kreu i KQZ-së ka këshilluar sekretarin e KQZ-së t’i presë të gjithë personat, por në një “shpërthim” të momentit, Ylli Merakaj ka thënë se, Kujtim Gjuzi rri çdo ditë në korridoret e KQZ-së dhe se s’mund të merret me të çdo ditë, pasi ka dhe punë të tjera.

 Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret.

Ilir Merklaj, : Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së. Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…

Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ. Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar. Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë.

Unë do vij ditë për ditë në KQZ nëse ka shqetësime për ato që ju thoni për vonesat në listat e kandidatëve. Ju prisni që 140 deputetët që do shkojnë në Parlament, ju doni ta çoni deri në fund të vitit, por ne s’mund të presim kështu.

Marre nga Gazeta Panorama

S. Hysa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here