Zaev: Maqedonia më pas se Kosova dhe Serbia

0

Kreu i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, ka lëshuar sot nga kongresi  i partisë një seri akuzash në drejtim të kreut të qeverisë, Nikola Gruevski.

Zaev ka thënë për  kundërshtarin e tij politik se injorimi në Samitin e BE-së ka verifikuar më shumë se kurrë dështimin e madh të politikës së patriotizmit të rremë.

“Shpërthyen si fluskë sapuni shpresat e qytetarëve për anëtarësim të vendit në familjen evropiane. Falë këtij koncepti të kryeministrit, autoritetet evropiane nuk denjojnë as të përmendin emrin e vendit tonë. Nga liderë të Ballkanit, u bëmë dështakët më të mëdhenj”, ka deklaruar Zaev.

Sipas kreut të LSDM-së, para 7 vitesh, Maqedonia ecte paralelisht me Kroacinë, ndërsa që sot kjo e fundit është anëtare e plotfuqishme e BE-së. “Për këtë dështim, Gruevski akuzon paturpësisht të gjithë – opozitën, përfaqësuesit vendorë, bashkësinë ndërkombëtare. E mbarë bota është fajtore, vetëm ai jo. Ai po monopolizon dhe konservon autorësinë e negociatave me Greqinë, ndërsa kur Gruevski humb, atëherë fajtorë janë të tjerët”, ka thënë Zaev.

 

 

/ Elta Liksenaj /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here