Yjet e Kolumbisë më të kërkuarit në merkato

Pas paraqitjes mjaft të mirë të Kolumbisë në botëror ka një interesim te jashtëzakonshëm për shumë lojtarë të kombëtares amerikano-jugore. Real duket se do të bëjë çmendurinë e radhës në këtë merkato vere. Sipas gazetës spanjolle “AS”, klubi madrilen është gati te dërdhe 80 milionë euro ne arkën e Monakos për te rrëmbyer shërbimet e

Pas paraqitjes mjaft të mirë të Kolumbisë në botëror ka një interesim te jashtëzakonshëm për shumë lojtarë të kombëtares amerikano-jugore.

Real duket se do të bëjë çmendurinë e radhës në këtë merkato vere. Sipas gazetës spanjolle “AS”, klubi madrilen është gati te dërdhe 80 milionë euro ne arkën e Monakos për te rrëmbyer shërbimet e James Rodrigues.

Kartoni i kolumbianit përpara këtij botërori kishte një vlere prej 35 milionë euro, por loja fantastike qe ka zhvilluar në këtë turne ka bere që vlera e tij te rritet gati dyfish.

Duket se në favor të kampioneve më te rinj të Europes ka dhe një element te rëndesishëm, Rodrigues kërkon me çdo kusht te kalojë te Reali dhe kjo gjë mund te hapë tratativat mes dy klubeve.

Monako e bleu vitin e kaluar futbollistin kolumbian nga Porto për një shumë prej 45 milionë euro.

Dhe skuadrës franceze i interesojnë disa lojtare te realit si Coentrao Casemiro apo Morata çka mund të ketë një interesim në hapjen e negociatave duke futur edhe këta lojtarë.

Ndërkohe nje tjetër lojtar që duket se do të ndryshojë ekip në ketë merkato vere është edhe Kuadrado.

Për futbollistin e Fiorentines eshte vene ne lëvizje Barcelona qe ka gati 35 milionë euro. Edhe në ketë rast në favor të katalanasve është dëshira e lojtarit për të lëvizura ne Spanjë.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar