Xhudistja kosovare shpallet kampione e botës në Brazil

0

Xhudistja shqiptare, Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e botës në sportin e xhudos që po zhvillohet në Rio de Zhanero ku ka mposhtur  brazilianen Erika Miranda, pretendentja kryesore për të fituar.

Kelmendi u ndesh në kategorinë 52 kilogram ku dhe mori medaljen e artë, duke arritur suksesin më të madh personal por edhe të sportit kosovar në përgjithësi.

Gjer në marrjen e këtij titulli, asaj iu desh të përballej me katër beteja të tjera. Kelmendi ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, si edhe francezen Priscilla Gneto. Në raundin e tretë xhudistja kosovare mposhti gjermanen Mareen Kraeh, duke e hedhur në dysheme me ippon vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre. Me këtë fitore, Majlinda doli fituese e kategorisë A dhe u desh të ndeshet me fituesen e kategorisë B, rivalen e vjetër të saj, Yuki Hashimoton.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here