Xherrard ëndërron postin e trajnerit tek Liverpool

Xherrard ëndërron postin e trajnerit tek Liverpool

Legjendari i Liverpoolit dhe kapiteni i këtij ekipi Stiven Xherrard për herë të parë është shprehur se në të ardhmen ëndërron të bëhet menaxher i ekipit që gjithë jetën e kaloi aty, Liverpool. Në një intervistë për Sky Sport, 33 vjeçari është shprehur: “Ëndërroj të më realizohet ëndrra ime që ta menaxhoj Liverpoolin, kur kjo

Legjendari i Liverpoolit dhe kapiteni i këtij ekipi Stiven Xherrard për herë të parë është shprehur se në të ardhmen ëndërron të bëhet menaxher i ekipit që gjithë jetën e kaloi aty, Liverpool.

Në një intervistë për Sky Sport, 33 vjeçari është shprehur: “Ëndërroj të më realizohet ëndrra ime që ta menaxhoj Liverpoolin, kur kjo gjë të më ofrohet. Ka plot menaxherë të klasit botëror që janë të gatshëm ta bëjnë këtë, por unë do pres, dhe kjo për mua do të ishte qershi mbi tortë. Kur ju vini në një moshë të caktuar…në moshën time, ju duhet të mendoni seriozisht për jetën pas futbollit aktiv. Sapo kam nënshkruar një kontratë një vjeçare, më duhet të filloj të planifikoj të ardhmen. Po planifikoj të bëj lëvizjet e duhura dhe të marr kualifikimet e duhura pas 12 muajsh”.

Xherrard i cili është poashtu edhe kapiten i Anglisë do të udhëheqë kombëtaren e tij në kualifikimet për Kupën e Botës që Anglia do të zhvillon ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, dhe shpreson se do të korrin rezultate pozitive.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar