Xhepa, “Diva Shqiptare”, monografi në Athinë

Xhepa, “Diva Shqiptare”, monografi në Athinë

Margarita Xhepa një ndër emrat më të njohur të kinemasë dhe teatrit shqiptar, i bëhet dhuratë monografia artistike “Diva shqiptare”  e autorit Miho Gjini. Monografia do të promovohet në muajin korrik në Athinë ku do të jetë e pranishme edhe vetë aktorja Margarita Xhepa. Aktorja Xhepa në fjalën e saj është shprehur se; “Këto kohë

Margarita Xhepa një ndër emrat më të njohur të kinemasë dhe teatrit shqiptar, i bëhet dhuratë monografia artistike “Diva shqiptare”  e autorit Miho Gjini.

Monografia do të promovohet në muajin korrik në Athinë ku do të jetë e pranishme edhe vetë aktorja Margarita Xhepa.

Aktorja Xhepa në fjalën e saj është shprehur se; “Këto kohë jam shumë e gëzuar, pasi për herë të parë është një monografi e tillë për jetën time artistike, e falenderoj shumë Miho Gjinin. Në muajin Korrik, në ditët e para të tij do të jemi në Athinë, pasi atje do të bëhet promovimi. Gjini ka punuar shumë për këtë monografi, është jeta ime dhe veprat artistike, si nisi e u zhvillua karriera ime. Ka qenë dhe një libër më herët, por kjo monografi është më e plotësuar.”

Më herët ishte edhe autorja Angjelina Xhara Papalilo, me librin “Margarita Xhepa, Artiste e Popullit”, që solli portretin e Xhepës.

Ndër rolet më të fundit në skenë të aktores së madhe ka qenë ai i Ekubës në veprën “Trojanet”.

Ndër rolet e tjera të Xhepës nga dramaturgjia botërore përmendim: Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), etj, ndërkohë po aq e suksesshme është dhe në kinema, ku ka realizuar me dhjetëra role si në “Vitet e para”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, Apasionata”, “Gjeneral gramafoni, “Koncert në vitin 1936”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “I dashur armik”, etj.

/Erilda Sulika/                     

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar