“World Ekonomic Forum”: Shqipëria rënditet e 95-ta

Klasifikimi i Raportit Global mbi Konkurrueshmërinë të “World Ekonomic Forum” e pozicionon Shqipërinë në vendin e 95 mes 148 vendeve të botës të marra në shqyrtim. Ky klasifikim ka bërë që Shqipëria të humbë 6 pozicione. Raporti vlerëson tërësinë e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi. Ky raport hartohet mbi bazën

Klasifikimi i Raportit Global mbi Konkurrueshmërinë të “World Ekonomic Forum” e pozicionon Shqipërinë në vendin e 95 mes 148 vendeve të botës të marra në shqyrtim. Ky klasifikim ka bërë që Shqipëria të humbë 6 pozicione.

Raporti vlerëson tërësinë e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi. Ky raport hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuara në 12 kategori duke u nisur me infrastrukturën, mjedisin makroekonomik, shëndetësinë, arsimin, efikasitetin e tregjeve, atyre të punës dhe financës dhe inavocioni. Vlerësimi bëhet sipas një sistemi pikësh ku 1 është më e ulta dhe 7 është vlerësimi maksimal.

Shqipëria ka marrë 3.85 pikë. Katëgoritë më të vlerësuara janë shëndetësia dhe sistemi arsimor me fillor me 5.9 pikë. Pozitiv është vlerësimi për mjedisin makroekonomik me 4.41 pikë. Me mbi 4 pikë është vlerësuar efikasiteti i tregut të punës apo edhe arsimi i lartë. Pikë më të ulta ka marrë inovacioni dhe përmasat e tregut.

Në këtë klasifikim Shqipëria ka lënë pas Serbinë, e cila ndodhet në vendin e 101, nga ana tjetër përpara saj është Maqedonia në vendin e 73-të, Kroacia në të 75-së Bosnja në të 87-të dhe Mali i Zi në të 67-in. Kosova nuk është përfshirë në këtë klasifikim.

Sipas raportit vendet e para vazhdojnë të jenë Zvicra, Singapori dhe Finlanda, ndërsa në fund rënditën Cadi, Burundi Guinea apo Jemeni.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar