Windows Phone 8 prezanton telefonin inteligjent “Huawei W1”

Windows Phone 8 prezanton telefonin inteligjent “Huawei W1”

Kompania Windows Phone 8 prezantoi këtë fundjavë telefonin Huawei W1. Kompania deklaron se W1 është shumë i lehtë në të përdorur. Ky i fundit do të dalë në shitje këtë muaj, megjithëse çmimet nuk janë shpallur ende. “Ne jemi krenar për të ofruar një përvojë premium smartphone për klientët në një pikë çmim konkurrues”, tha

Kompania Windows Phone 8 prezantoi këtë fundjavë telefonin Huawei W1. Kompania deklaron se W1 është shumë i lehtë në të përdorur. Ky i fundit do të dalë në shitje këtë muaj, megjithëse çmimet nuk janë shpallur ende.

“Ne jemi krenar për të ofruar një përvojë premium smartphone për klientët në një pikë çmim konkurrues”, tha Todd Greenberg, menaxher i përgjithshëm për shitjet amerikane Windows Phone në Microsoft.

Huawei W1 vjen me një ekran me prekje 4-inç Gorilla Glass SPI LCD, një procesor 1.2GHz dualcore, një kamera 5 megapikselë në anën e pasme me 4x digital zoom, blic LED dhe një kamera VGA nga para. Të gjithë këto janë mbështetur nga një bateri 1950 mAh.

Gjithashtu ky telefon do të ketë një memorie të brendshme 1.7GB, por me anë të një karte memorie që shkon deri në 32GB.

Ndryshe nga versionet globale, të cilat vijnë në një varg ngjyrash të ndritshme që duken jashtëzakonisht të ngjashme me HTC dhe Nokia Lumia ,Phone Windows W1 do të dalë në treg në ngjyre të zezë.

Huawei ka shitjet smartphone të kufizuara në tregun e SHBA, por është një shitës i madh në Kinë dhe disa tregje të tjera.

/Altin Tufa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar