Windows Blu mund të shkarkohet falas

0

Windows Blu ka konfirmuar se produkti më i ri i tyre Windows 8.1 do të jetë falas për të gjithë përdoruesit. Interesante është se Windows 8.1 përveçse është falas, update mund të bëhet përmes Windows Store dhe jo në mënyrën e zakonshme të metodave për update.

Windows 8.1 vjen si pasues i Windows 8 i cili u hodh në treg vjeshtën e kaluar. Windows 8.1 do të ndihmojë për të ofruar funksionimin sa më të mirë të gjeneratave të reja për PC dhe tableta. Gjithashtu Windows do të ketë një marrëdhënie të ngushtë me partnerët OEM, ku së bashku pretendojnë të sjellin më të mirën për përdoruesit e Windows.

Disa komente nga përfaqësuesit e kompanisë tregojnë se Microsoft ju ka kushtuar shume vëmendje reagimeve dhe kërkesave të përdoruesve. Microsoft duke marrë parasysh këto reagime ka bërë ndryshimet e nevojshme për Windows 8.1.

/Ejup Lila/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here