Wilton:Të certifikohet sa më shpejt procesi zgjedhor

Kreu në detyrë i prezencës së OSBE-së në vend, Robert Wilton ka kërkuar që procesi i certifikimit të zgjedhjeve të përfundojë sa më shpejt dhe vendimi të respektohet nga të gjitha forcat politike. Në një takim njohës me avokatin e popullit Wilton ka kërkuar nga palët të lexojnë me seriozitet raportin e që do të

Kreu në detyrë i prezencës së OSBE-së në vend, Robert Wilton ka kërkuar që procesi i certifikimit të zgjedhjeve të përfundojë sa më shpejt dhe vendimi të respektohet nga të gjitha forcat politike.

Në një takim njohës me avokatin e popullit Wilton ka kërkuar nga palët të lexojnë me seriozitet raportin e që do të publikohet sëshpejti për zgjedhjet në Shqipëri.

“Jemi duke pritur raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, shpresoj që të merret seriozisht, të gjitha institucionet të respektojnë këto përfundime dhe ligjin. Shpresoj për një proces që të mbyllet me stabilitet, duke zbatuar ligjin dhe rezultati të pronohet nga të gjitha palët” u shpreh Ambasadori.

Duke kaluar tek një tjetër çështje që ka prekur emigrantët ajo e toponimeve, Wilton u shpreh se kjo arrihet përmes negociatave mes dy qeverive.

“Çështja e toponimeve ka të bëjë me qeveritë e dy vendeve duhet adresuar mes tyre. Di që Avokati i Popullit ka dalë në mbrojte të qytetarëve shqiptarë dhe këtë e vlerësojmë”, tha ai më tej.

Ndërsa në lidhje me problemin e pronave dhe të pastrehëve, Wilton tha se duhet të ketë një zgjidhje afatgjatë në kuadër të shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të mëtejshëm të demokracisë.

“Çështja e pronave është fondamentale për demokracinë, për shtetin e së drejtës por edhe për thithjen e investimeve të huaja. Së bashku me BE ka pasur projekte të ndryshme, OSBE është e gatshme të vazhdojë me projekte por kërkohet një zgjidhje afatgjatë, kjo vlen edhe për të pastrehët”, tha ai.

/Rovena Dupi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar