Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, ka deklaruar se asnjë marrëveshje me Kosovën nuk do të jetë e vlefshme nëse EULEX largohet nga misioni i tij në këtë shtet. ‘’Largimi i EULEX për ne do të thotë se marrëveshjet janë zero dhe se ato nuk mund të zbatohen’’, ka thënë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, ka deklaruar se asnjë marrëveshje me Kosovën nuk do të jetë e vlefshme nëse EULEX largohet nga misioni i tij në këtë shtet.
‘’Largimi i EULEX për ne do të thotë se marrëveshjet janë zero dhe se ato nuk mund të zbatohen’’, ka thënë Vulin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën ka theksuar gjithashtu se EULEX në Kosovë, nuk ka shkuar me dëshirë të kësaj të fundit por me dëshirë të Këshillit të Sigurimit e të Republikës së Serbisë .
“Dua t’ua tërheqë vërejtjen përfaqësuesve të institucioneve në Prishtinë. Por edhe bashkësisë ndërkombëtare se jemi shumë seriozë në qëndrimin tonë, se asnjë marrëveshje nuk vlen nëse nuk ka rol ekzekutiv të EULEX.”, është shprehur Vulin. Ai ka përsëritur se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe për këtë arsye EULEX duhet të ekzistojë.
Vulin me heret pati deklaruar se serbet e vertetuan qe ‘’Kosova nuk eshte e pavaruar’’ pasi qe janë të pakta ato vende të pavarura në botë, ku votohet me dokumente të shtetit tjetër.
“Duke lejuar serbët, që në zgjedhjet lokale në krahinë të votojnë me dokumente serbe, është e qartë se as që bëhet fjalë për njohjen e njëfarë shteti të Kosovës”. Marrëveshja e Brukselit është neutrale sa i përket statusit, ndaj si e tillë do të ketë mbështetjen e qeverisë së Serbisë dhe popullit serb”, ka thënë Vulin.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *