Vulin: Aparteidi duhet të marrë fund, dua të bisedoj me gjakovarët

“Kush ka kryer krime, unë apo ti?”, ishte reagimi i ministrit serb për Kosovën, Aleksandër Vulin, ndaj kërkesës së gazetarëve për të komentuar ndalimin e vizitës së tij në Gjakovë për shkak të krimeve të luftës. Autoritetet kosovare pezulluan para disa ditësh vizitën e zyrtarit serb në kishën ortodokse në Komunën e Gjakovës dhe kjo

“Kush ka kryer krime, unë apo ti?”, ishte reagimi i ministrit serb për Kosovën, Aleksandër Vulin, ndaj kërkesës së gazetarëve për të komentuar ndalimin e vizitës së tij në Gjakovë për shkak të krimeve të luftës.

Autoritetet kosovare pezulluan para disa ditësh vizitën e zyrtarit serb në kishën ortodokse në Komunën e Gjakovës dhe kjo solli revoltimin e tij. Ndërsa në Gjakovë, qindra qytetarë, mes tyre edhe familjarë të të vrarëve gjatë pushtimit serb më 1999, protestuan në shesh kundër vizitës së Vulinit.

Sipas tij, kjo dëshmon se në këto zona ekziston ende aparteidi ndaj serbëve. “Serbët sot janë gjuajtur me gurë në Gjakovë dhe mua më është ndaluar të jem me ta”, tha Vulin për gazetarët në Graçanicë, duke shtuar se serbët janë i fundit popull në Europë që, një ditë para Krishtlindjeve, nuk mund të shkojnë në kishat e tyre.

Alexandër Vulin tha gjithashtu se dëshiron të bisedojë më gjakovarët dhe theksoi se Kosova është i fundit “aparteid” në Europë. Ai mori leje zyrtare nga qeveria kosovare për të vazhduar më tej vizitën e tij në Deçan.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar