Vuajtjet e refugjatëve në fotografi

Vuajtjet e refugjatëve në fotografi

Fotografi i njohur Sebastian Rich ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, duke udhëtuar përreth botës për të dokumentuar vuajtjet e atyre që janë bërë pre e luftrave dhe konflikteve. Në Uashington, një ekspozitë e punës së tij e titulluar “Jetë të shkatërruara” e kthen vëmendjen tek refugjatët sirianë në Jordani dhe tek civilët

Fotografi i njohur Sebastian Rich ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, duke udhëtuar përreth botës për të dokumentuar vuajtjet e atyre që janë bërë pre e luftrave dhe konflikteve. Në Uashington, një ekspozitë e punës së tij e titulluar “Jetë të shkatërruara” e kthen vëmendjen tek refugjatët sirianë në Jordani dhe tek civilët e mbërthyer në luftimet e Sudanit Jugor.

Sebastian Rich e quan veten, “një fotoreporter në vendin e duhur, në kohën e gabuar”. Ai ka fotografuar dhe xhiruar çdo konflikt madhor gjatë 40 viteve të fundit. Ai është plagosur, rrëmbyer dhe mbajtur peng. Por kjo nuk e ka ndaluar që të përfshihet në historitë e atyre që ai fotografon.

“Është krenaria, shpresa dhe dinjiteti që mbetet, sepse kur një refugjat bëhet refugjat, zakonisht atij nuk i mbetet asgjë, përveç bluzës që ka veshur kur kapërcen kufirin dhe është në një tokë të panjohur në vendin mik. Por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është krenaria dhe dinjiteti i tyre”.

Fotoreporteri Rich është i njohur për imazhet e tij të paharruara, veçanërisht të fëmijëve, si për shembull djaloshi sirian që po kalonte kufirin për në Jordani. Ai thotë se do që t’u kujtojë njerëzve se gjithkush mund të bëhet refugjat.

“Në Siri, për shembull, këta refugjatë po vijnë nga qyteti. Nuk janë fermerë. Janë politikanë, avokatë, mjekë, policë, ushtarë që janë refugjatë për herë të parë”.

Ai i bëri këto fotografi për agjencinë e OKB-së për refugjatët. Përfaqësuesi amerikan i organizatës, Shelly Pitterman thotë se fotografitë pasqyrojnë vuajtjet e refugjatëve kudo në botë.

“Tek disa prej tyre mund të dallosh traumën, trishtimin, humbjen. Frikën që provojnë refugjatët në gjithë botën. Por mund të shohësh edhe një element shprese mes tyre”.

Fotoreporteri thotë se e vlerëson faktin që refugjatët e lejojnë që t’i fotografojë, edhe në momentet më të errëta, si për shembull gruaja sudaneze, së cilës i vdiq i biri, pak pasi arritën në një kamp refugjatësh.

“Kamera është fare pranë fytyrës së saj. Dhe edhe pasi kanë kaluar vite të tëra që unë u afrohem njerëzve me kamera në momentet më të tmerrshme, unë doja që të largohesha, por ajo nuk me lejoi, dhe më tha përmes një përkthyesi ‘Dua që historia ime të njihet, dua që djali im të kujtohet’”.

Zoti Rich pati gjithashtu shansin të bënte diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë, të fotografonte refugjatë që janë vendosur në Shtetet e Bashkuara, si 7 vjeçarja nga Sudani që është në një klasë shkolle duke

“Shkova ta fotografoja dhe ajo më tregoi një copë letër ku kishte ngjyrosur flamurin amerikan dhe kishte mbuluar kokën me një shall, dhe për mendimin tim ishte një pamje e mrekullueshme”.

Agjencia e OKB-së për refugjatët shpreson që këto fotografi ta kthejnë vëmendjen tek vuajtjet e refugjatëve, veçanërisht ata në Siri dhe në Sudanin e Jugut.
/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar