Vritet shqiptari për larje hesapesh

Vritet shqiptari për larje hesapesh

Një ngjarje e rënde ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ne rrugët e Piacencës, para një lokali, afër qendrës historike të qytetit. Mësohet se viktima është shqiptari Sadik Hajderasi, i cili u qëllua me tre  plumba, dy në kraharor dhe një në qafë. Deshmitaret kanë deklaruar se për vrasjen e 40 vjeccarit morrën pjese katër persona,

Një ngjarje e rënde ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ne rrugët e Piacencës, para një lokali, afër qendrës historike të qytetit.

Mësohet se viktima është shqiptari Sadik Hajderasi, i cili u qëllua me tre  plumba, dy në kraharor dhe një në qafë.

Deshmitaret kanë deklaruar se për vrasjen e 40 vjeccarit morrën pjese katër persona, të cilët kishin mbërritur në vendngjarje me një makinë Fiat Punto ngjyrë gri.

Burimet tregojnë se njëri prej katër  personave i është afruar tavolinës ku qëndronte i ulur  shqiptari i ka thënë diçka dhe e ka qelluar. Më pas është larguar me shpejtësi drejt makines  ku ndodheshin dhe 3 autoret e tjerë të ngjarjes.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar