Vritet i riu për bastin e ndeshjes

Vritet i riu për bastin e ndeshjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës, ku pas një sherri banal mes dy të rinjve ka mbetur i vdekur një 19-vjeçar. Shkak i sherrit mendohet se ka qenë një bast për ndeshjen e futbollit mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit. Paraprakisht mësohet se viktima Florian Kadiu është

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës, ku pas një sherri banal mes dy të rinjve ka mbetur i vdekur një 19-vjeçar.

Shkak i sherrit mendohet se ka qenë një bast për ndeshjen e futbollit mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit.

Paraprakisht mësohet se viktima Florian Kadiu është grindur me një bashkëmoshatarin e tij, ku në një moment ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar.

19-vjeçari është dërguar në spitalin e Fushë-Krujës, ku edhe ka ndërruar jetë. Policia ka deklaruar se ka bërë identifikimin e autorit, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar