Vriten nga ushtria mbështësit e Mursit

Vriten nga ushtria mbështësit e Mursit

Situata në Egjipt është përkeqësuara akoma më shumë gjatë natës së kaluar, pasi ushtria e Egjiptit hapi zjarr kundër mbështetësve të ish-presidentit Mohamed Mursi. Nga të dhënat paraprake të zyrtarëve të shëndetësirë raportohet se ka arritur në 43 numri  i të vrarëve dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Vetëm javën e shkuar ishin rreth

Situata në Egjipt është përkeqësuara akoma më shumë gjatë natës së kaluar, pasi ushtria e Egjiptit hapi zjarr kundër mbështetësve të ish-presidentit Mohamed Mursi.

Nga të dhënat paraprake të zyrtarëve të shëndetësirë raportohet se ka arritur në 43 numri  i të vrarëve dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Vetëm javën e shkuar ishin rreth 15 protestues pro-Mursit që u vranë për arsye ende të paqarta, në të cilën mendohet se është qëlluan me snaiper.

Nga ana tjetër Turqia shprehu zemërimin e saj ndaj kësaj ngjarje të rëndë duke e konsideruar atë “masakër”.

Vëllazëria Muslimane deklaroi se ushtria i sulmoi gjatë mëngjesit në kohën kur ata po po kryenin faljen e mëngjesit.

“Protestuesit u kapën në befasi nga ushtarët që përdorën plumba realë, goditje nga lartë dhe gaz lotsjellës,” i tha një protestues BBC.

Një protestues tjetër i tha AFP se ushtarët patën përdorur gaz lotsjellës dhe pastaj një grup me veshje civilësh pati hapur zjarr.

Partia për Liri dhe Drejtësi, krahu politik i Vëllazërisë Muslimane, e cila ka gati gjysmën e parlamentit, bëri thirrje për “kryengritje” në përgjigje të ngjarjes “kundër atyre që po përpiqen të vjedhin revolucionin me tanke”.

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar