Vrau gruan me 5 plumba dhe u vetëplagos, vdes në spital Ilirjan Cani

Ka ndërruar jetë në spital, Ilirjan Cani, i cili qëlloi për vdekje gruan e tij, 37-vjeçare, Alketa Cani. 39-vjeçari, nënoficer i një reparti ushtarak në periferi të Tiranës, qëlloi me pesë plumba gruan brenda në banesë. Ilirjan Cani humbı mbeti i plagosur, kur pas krimit tentoi të vriste edhe veten dhe ndodhej në gjendje të

Ka ndërruar jetë në spital, Ilirjan Cani, i cili qëlloi për vdekje gruan e tij, 37-vjeçare, Alketa Cani. 39-vjeçari, nënoficer i një reparti ushtarak në periferi të Tiranës, qëlloi me pesë plumba gruan brenda në banesë.

Ilirjan Cani humbı mbeti i plagosur, kur pas krimit tentoi të vriste edhe veten dhe ndodhej në gjendje të rëndë, në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Shkak i vrasjes kanë qenë xhelozia, problemet ekonomike dhe konsumimi i pijeve alkoolike nga ana e bashkëshortit.

“Ilirjani ka qenë xheloz vazhdimisht ndaj gruas kanë pasur edhe probleme ekonomike, veçanërisht kohët e fundit, por ne nuk kemi ndërhyrë ndonjëherë në jetën e tyre, pasi nuk na është kërkuar”, është shprehur për Panoramën një i afërmi i autorit të vrasjes

Alketa Cani, gruaja e vrarë me pesë plumba nga bashkëshorti, la jetimë dy fëmijë, 3 dhe 13 vjeç.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar