Vrasje me pagesë, “Olsi i Qamiles” del në gjyq

Vrasje me pagesë, “Olsi i Qamiles” del në gjyq

Olsi Karagjozi qëllonte biznesmenët, pasi paguhej prej rivalëve të tyre. “Panorama” zbardh hetimin për të ashtuquajturin Olsi i Qamiles, i cili e filloi veprimtarinë e tij në vitin 2010. Krimineli gjuante kryesisht biznesmenët dhe sipërmarrësit e mesëm, duke regjistruar 5 atentate ndaj tyre, por fatmirësisht asnjeri nuk ka gjetur vdekjen. Karagjozi dyshohet të jetë paguar për

Olsi Karagjozi qëllonte biznesmenët, pasi paguhej prej rivalëve të tyre. “Panorama” zbardh hetimin për të ashtuquajturin Olsi i Qamiles, i cili e filloi veprimtarinë e tij në vitin 2010.

Krimineli gjuante kryesisht biznesmenët dhe sipërmarrësit e mesëm, duke regjistruar 5 atentate ndaj tyre, por fatmirësisht asnjeri nuk ka gjetur vdekjen. Karagjozi dyshohet të jetë paguar për atentatet me armë nga kundërshtarët e të dëmtuarve. Njëkohësisht ndaj tij janë vënë në zbatim pesë tentativa vrasjesh dhe një grabitje.

Olsi Albert Karagjozi, 36 vjeç, lindur e banues në Laprakë, i njohur edhe me nofkën “Olsi i Qamiles”, do të dalë së shpejti para gjykatës për krimet e kryera prej tij në harkun kohor të viteve 2010 deri në fund të 2012-s. I dyshuari për serialin e ngjarjeve u vu në pranga nga Policia e Tiranës më 12 janar 2013, pas një hetimi disamujor.

Pas arrestimit të 36-vjeçarit, Policia e Tiranës njoftoi se strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e kryeqytetit realizuan në fshatin Fllakë të qytetit të Durrësit kapjen e të kërkuarit. Sipas të dhënave nga hetimi, mësohet se 36-vjeçari u kap në Durrës ku qëndronte i fshehur dhe më pas u përcoll në Tiranë për kryerjen e veprimeve hetimore.

Ndërkohë që i fshihej policisë, Olsi Albert Karagjozi dyshohet se lëvizte me një makinë “Tuareg” me targa maqedonase. Ndaj tij ishin lëshuar disa urdhra kërkimi nga policia dhe nga gjykata për shkak të krimeve në të cilat ishte implikuar.

 /Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar