Vonesat në pensionet e invalideve, reagon Totozani

Vonesat në pensionet e invalideve, reagon Totozani

Vonesat në dhënien e pensioneve për personat me aftësi të kufizuar kanë sjellw reagimin e institucionit të Avokatit të Popullit. Në një deklaratë për mediat, sot avokati i popullit, Igli Totozani ka konstatuar se në të gjithë territorin e vendit ka vonesa në lidhje me kryerjen e pagesës mujore të Aftësisë së Kufizuar. Nisur nga

Vonesat në dhënien e pensioneve për personat me aftësi të kufizuar kanë sjellw reagimin e institucionit të Avokatit të Popullit.

Në një deklaratë për mediat, sot avokati i popullit, Igli Totozani ka konstatuar se në të gjithë territorin e vendit ka vonesa në lidhje me kryerjen e pagesës mujore të Aftësisë së Kufizuar.

Nisur nga kjo ai i bën thirrje Ministrisë së Punës dhe asaj të Financave të zhbllokojnë menjëherë fondet për pagesën e personave me aftësi të kufizuar.

“Institucioni i Avokatit të Popullit, me keqardhje konstaton sërish një problem të përsëritur në lidhje me pagesat e aftësisë së kufizuar. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ka vonesa në lidhje me kryerjen e pagesës mujore të Aftësisë së Kufizuar. Nisur nga kjo situatë, i tërheqim vëmendjen në mënyrë publike Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe Ministrisë së Financave, të realizojë menjëherë delegimin dhe çeljen e fondeve për këto pagesa. Personat me Aftësi të Kufizuara dhe të drejtat e tyre përbëjnë një nga misionet më të rëndësishmë të institucionit të Avokatit të Popullit’’, ka deklaruar ai.

Në deklaratë është ngritur edhe shqetësimi se personat me aftësi të kufizuar mbeten ndër shtresat më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare, pasi atyre i mohohet aksesi në shërbimet publike, si transport, shkollim, për të gjetur një punë, për nje jetë sociale, madje edhe për të votuar.

Më tej avokati i popullit u ka bërë thirrje strukturave shtetërore që të angazhohen maksimalisht në çështjen e personave me aftësi të kufizuara, për t’i siguruar atyre të drejta të barabarta me pjesën tjetër të shoqërisë.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar