Vlorë, zjarr në banesë, vdes 73-vjeçari

Vlorë, zjarr në banesë, vdes 73-vjeçari

Digjet një 73-vjeçar, dyshohet se është vetëflijuar pasi vuante nga depresioni për shkak të një sëmundje të rëndë. Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maji”, ku  banorët kanë vënë re se në banesën e fqinjit të tyre A.Isufi po dilte tym. Ata njoftuan menjëherë sallën operative dhe repartin e zjarrfikësve, ndërkohë që janë munduar të hapin dyert

Digjet një 73-vjeçar, dyshohet se është vetëflijuar pasi vuante nga depresioni për shkak të një sëmundje të rëndë. Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maji”, ku  banorët kanë vënë re se në banesën e fqinjit të tyre A.Isufi po dilte tym. Ata njoftuan menjëherë sallën operative dhe repartin e zjarrfikësve, ndërkohë që janë munduar të hapin dyert e banesës dhe të ndërhyjnë, por e kanë patur të pamundur për shkak të flakëve.

Reparti zjarrfikës mbërriti vendgjarje, pas shuarjes së zjarrit ata gjetën të djegur në krevatin e tij të zotin e shtëpisë, A. Isufi, 73 vjeç. Trupi i të moshuarit është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Vlorës për t’u tërhequr më pas nga familjarët e tij, të cilët nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes.

Ndërkaq nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkaktuar nga cigarja e të moshuarit dhe një pistë tjetër mbetet vetëdjegia në kushtet e një depresioni, pasi i moshuari kishte disa kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë.

/Erilda Sulika/             

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar