Vlorë, shënohet rasti i dytë me malarje

0

Në vendin tonë është shfaqur rasti i dytë i prekur nga malarja. Rasti është shënuar në Vlorë ashtu si dhe më parë, dhe i prekuri kishte ardhur nga Guinea. 35-vjeçari i ardhur nga Guinea është mjekuar në repartin e e infektivit të QSUT-së dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndryshe nga rasti i parë ku pacienti humbi jetën.

Viktima e parë nga sëmundja e malarjes u shënua pas 5 dekadash më datë 25 dhjetor në Vlorë., viktima ishte Ridvan Kate 41 vjeç , i cili humbi jetën në repartin e infektivit QSUT.

Sipas të dhënave 41-vjeçari kishte punuar në Afrikë në shtetin e Guinesë. Ndërkohë mjekët raportojnë për shtimin e rasteve, ku deri tani janë shënuar 50 raste të trajtuara në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Të prekurit janë puntorë sezonalë që punojnë në vendet ku kjo sëmundje është e përhapur.

Ndërkaq mjekët kërkojnë medikamente për sëmundjen e malarjas, pasi zhdukja e saj prej dekadash ka sjellë dhe mungesën e medikamenteve në repartin infektiv.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here