Vlorë, dhunohet dhe grabitet çifti i të moshuarve

Vlorë, dhunohet dhe grabitet çifti i të moshuarve

Në qytetin e Vlorës është dhunuar dhe më pas grabitur një çift të moshuarish në Dukat. Policia bën me dije se mesnatën e së shtunës grabitësit janë futur në banesën e çiftit, Laçe dhe Selvi Hibroj, 80 dhe 77 –vjeç. Raportohet se 80-vjecari Laçe Hibroj ka dëgjuar zhurma jashtë banesës dhe ka dalë për të parë se

Në qytetin e Vlorës është dhunuar dhe më pas grabitur një çift të moshuarish në Dukat. Policia bën me dije se mesnatën e së shtunës grabitësit janë futur në banesën e çiftit, Laçe dhe Selvi Hibroj, 80 dhe 77 –vjeç.

Raportohet se 80-vjecari Laçe Hibroj ka dëgjuar zhurma jashtë banesës dhe ka dalë për të parë se cfarë ka ndodhur. Pasi ka vënë re një person, ky i fundit e ka goditur në fytyrë dhe ka arritur ti marrë shumën prej 50 mijë lekësh të reja. Grabitësi i pa maskuar më pas ka mundur ti marrë bashkëshortes së 80-vjecarit, Selvi Hibroj, shumën prej 15 mijë lekësh të reja dhe është larguar menjëherë Përmes derës.

Nga hetimet paraprake mësohet se i riu ka hyrë në banesë përmes dritares së tualetit, ndërkohë që megjithëse ka qenë i pa maskuar dhe vetëm me një kapele te moshuarit kanë deklaruar në polici se nuk e identifikojnë dot. Ato kanë rrëfyer se grabitësi ishte shtat shkurtër. Të moshuarit kanë denoncuar ngjarjen në polici dhe kanë bërë apel për kapjen e autorëve.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar