Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari për trafik droge dhe prostitucion

Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari për trafik droge dhe prostitucion

Policia e qarkut Vlorë ka bërë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit për trafik droge dhe prostitucion Vladimir Selfo Merkaj. Vladimir Selfo Merkaj, 37-vjeç, lindur në fshatin Babicë e Madhe të rrethit të Florës është arrestuar nga policia në sajë të operacionit të koduar “sipërmarrësi”. 37-vjeçari mbante gjeneralitet të ndryshuar në Dalan Selfo Merkaj. Arrestimi

Policia e qarkut Vlorë ka bërë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit për trafik droge dhe prostitucion Vladimir Selfo Merkaj.

Vladimir Selfo Merkaj, 37-vjeç, lindur në fshatin Babicë e Madhe të rrethit të Florës është arrestuar nga policia në sajë të operacionit të koduar “sipërmarrësi”. 37-vjeçari mbante gjeneralitet të ndryshuar në Dalan Selfo Merkaj.

Arrestimi i Vladimir Selfo Markaj u arrit në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me policinë italiane.

Nga hetimet është mësuar se ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Riminit dhe  Gjykata e Apelit Bolonja, Itali me vendimin e vitit 2010 e kanë dënuar me 23 vjet 7 muaj e 8 ditë burg për veprat penale,  “Dhunë seksuale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion i paligjshëm”, “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim narkotikësh”.

Materialet procedurale në ngarkim të tij ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e procedurave të mëtejshme gjyqësore për ekstradimin e tij në Itali.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar