Vlorë, 200 familje në protestë për pronësinë e tokave

0

Rreth 200 familje vlonjate, kërkojnë certifikatën e pronësisë së tokave në bregdetet.

Banorët e zonës Uji i Ftohtë i janë drejtuar sot zyrës së Hipotekës në Vlorë, duke kërkuar certifikatën e pronësisë për tokat. Protestuesit të revoltuar theksojnë se disa nga banorët i kanë marrë certifikatat e pronësisë, teksa i bëjnë apel qeverisë që ti zgjidhë njëherë e përgjithmonë situatën.

Kryetari i PS-së Edi Rama gjatë takimeve elektorale të zhvilluara në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, u ka premtuar banorëve të zonave bregdetare se do të zgjidhe një herë e përgjithmonë problemin e pronave.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here