Vlerat kurative të thanave

Vlerat kurative të thanave

Thana në sajë të përbërësve të saj ka gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë alternative. Për qëllime mjekësore përdoren kokrrat e thanës, gjethet, lëvorja e degëve dhe bërthamat e frutave. Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer,

Thana në sajë të përbërësve të saj ka gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë alternative.

Për qëllime mjekësore përdoren kokrrat e thanës, gjethet, lëvorja e degëve dhe bërthamat e frutave. Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese.

Ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Frutat e thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe bëjnë mirë në rastet e heqjes së barkut, barkut të verës, posaçërisht të fëmijëve të vegjël. Ndërsa rakia e prodhuar nga frutat e thanës përdoret kundër ekzemës së lëkurës.

Ndihmon kundër plakjes

Për shkak të flavanoidit, karatinoidit që përmban, thana ka veti antioksiduese. Po ashtu përmban edhe melatoninë një hormon rregullues i ritmit të jetës.
Thana ndalon mpiksjen e gjakut, ndaj ata që vuajnë nga hemofilia këshillohen ta përdorin sa më shumë. Po ashtu është e vlefshme dhe për diabetiket.
Ul temperaturat e larta, ndihmon kundra infeksioneve të rrugëve urinare dhe kundra formimit të gurëve në veshka. Ndërsa rrënja e saj ka qenë përdorur në kohët e lashta për të krijuar pomadat  në raste djegieje.

Thanat mund ti bëni recel ose marmelatë

Gjethet e thanës  përmbajnë 10 deri 15% taninë. Ato kanë veti të mira për ndalimin e barkut të verës, sidomos te fëmijët. Merren një kg thana gjysmë të pjekura. Zien me sheqer dhe bëhet reçel. Nga ky reçel u jepet fëmijëve nga 2 lugë kafeje në ditë për ndaljen e barkut. Të sëmurëve me acid (që u është mbledhur uji në bark), u këshillohet kjo përgatitje.  Merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe zihen me një litër ujë për një orë e mandej kullohet.

Ky lëng përzihet me çajin e fituar nga shegët e egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle, sa herë që i sëmuri të ketë etje për ujë.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar