Vladimir Putin: Obama, propozim joserioz

Vladimir Putin, Presidenti aktual i Rusisë i përgjigjet propozimit të homologut amerikan Barack Obama për reduktimin e arsenaleve bërthamore përkatëse. Sipas Putinit ky propozim është jo serioz nga ana e SHBA-e pasi vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ngrenë mburojën anti-raketë “Rusia nuk mund t’i marrë seriozisht propozimet për çarmatim të

Vladimir Putin, Presidenti aktual i Rusisë i përgjigjet propozimit të homologut amerikan Barack Obama për reduktimin e arsenaleve bërthamore përkatëse.

Sipas Putinit ky propozim është jo serioz nga ana e SHBA-e pasi vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ngrenë mburojën anti-raketë

“Rusia nuk mund t’i marrë seriozisht propozimet për çarmatim të bëra nga presidenti Obama, në një kohë kur SHBA po zhvillojnë sistemin e tyre të mburojës anti-raketë”, -tha Putin.

Nuk mund të lejojmë që të prishet ekuilibri i sistemit strategjik, duke reduktuar efikasitetin e fuqisë sonë bërthamore”, -shtoi më tej lideri Rus

Gjithashtu ai pohoi se Rusia do të angazhohet me krijimin e një sistemi mbrojtjeje hapësinore të zhvillimit të forcave të armatosura rus

Ky reagim në distancë i Presidentit Putin vjen si pasojë e propozimit të presidentit Obama ku një ditë më parë hodhi idenë e reduktimit të një të tretës së arsenalit bërthamor amerikan dhe atij rus.

“Ne kemi ndërmend të punojmë me Rusinë për të ecur përtej imazhit bërthamor të Luftës së Ftohtë” gjithashtu “SHBA do të punojnë edhe me aleatët e tjerë të NATO-s për të kërkuar “reduktime drastike” në përdorimin e armëve taktike në Evropë”, theksoi Obama në fjalën e tij.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar