Vizitorët e rrezikshëm të liqenit artificial

Rutina e javës duket sikur merr fund në fundjavës me një shëtitje pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Frekuentuesit nisen me qëllimin e mirë dhe shpresën për të kaluar disa orë çlodhëse në ditët e ngrohta të Tiranës, por panorama prishet kur më shumë sesa njerëz, frekuentues  shohim të jenë qenë. Shqetësim më së shumti shfaqin

Rutina e javës duket sikur merr fund në fundjavës me një shëtitje pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Frekuentuesit nisen me qëllimin e mirë dhe shpresën për të kaluar disa orë çlodhëse në ditët e ngrohta të Tiranës, por panorama prishet kur më shumë sesa njerëz, frekuentues  shohim të jenë qenë.

Shqetësim më së shumti shfaqin nënat dhe pensionistët. Liqeni artificial është një hapësirë çlodhëse për të kaluar disa orë duke shëtitur, vrapuar, stërvitur në këndin e rregulluar nga bashkia apo qoftë edhe një xhiro me biçikletë.

Problemi fillon kur kënaqësinë tënde e prishin qentë të cilët lëvizin pa maska mbrojtëse. Këtu shplodhja kthehet në frikë dhe më mirë zgjedh të largohesh për t’i lënë vendin qenve, të cilët më së shumti mbahen prej të rinjve.

Ndër më të rrezikshmit e qenve janë racat pitbull, bulldog, pastar, doberman, etj. Për qendashësit një xhiro, stërvitje në kodrat e liqenit në shoqërinë e qenit është normale dhe shumë argëtuese, por kjo nuk duket aspak argëtuese për ata që iu frikësohen qenve, për më tepër racave të rrezikshme.

Sara, nëna e dy fëmijëve, përkatësisht 4 dhe 7 vjeçar shprehet e shqetësuar për praninë e qenve pitbull, bulldog.

“Nuk ka fundjavë që qentë e llojit pitbull, bulldog, të mos jenë në liqen. Para dy muajsh një vajzë 10 vjeçare u plagos nga kafshimi i qenit pitbull pa maske, gjë e cila na është kthyer në frikë për fëmijët dhe veten.

Nëna të reja si unë nuk kanë vende të tjera pushimi, përveç liqenit, ndaj vij çdo fundjavë.

Për mendimin tim jo vetëm të mos shëtisin pa maska, por qenë të racave të rrezikshme të mos lejohen fare në mjedise kaq të hapura si liqeni, ku rrezikshmëria për të kafshuar është e lartë. Le të ndërtohet një hapësirë vetëm për qen të kësaj race”, shprehet zonja Sara.

Shqetësimi nga qentë arrin deri te lokalet në afërsi të liqenit, ku frekuentuesit ulen dhe pinë diçka. Qentë i mbajnë afër, gjë që përbën rrezik për klientët e tjerë aty afër.

Pas përfoljes së gjatë të situatës shqetësuese, liqeni është pajisur me roje në të tre hyrjet e mëdha. Policia Bashkiake shprehet se sanksionet kanë filluar dhe do të jenë nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë për shkelësit.

Enver Shkeli, një pensionist 70 vjeçar, është frekuentues i rregullt i parkut artificial. Prej vitesh ditët e tij kalojnë pranë ajrit të pastër të liqenit dhe dominove mes shokëve.

Në një bisedë me të, zoti Enver shprehet se gjallëria e parkut nuk është si më parë. Tani bëhet shumë zhurmë, ka muzikë të lartë , të rinj me qen të mëdhenj të cilët bëjnë gara vend e pa vend. “Liqeni që pothuajse nuk ka ujë fare, veçse nga reshjet e shiut, e për notarë si puna ime as që nuk flitet të notosh ndonjëherë, kjo për shkak të  papastërtive”, thotë ai.

Liqeni artificial është ndër të vetmit vende në të cilin mund të kalosh disa orë larg pluhurit dhe zhurmës çjerrëse të kryeqytetit, por edhe këtu një tjetër problem ngre krye i konsiderueshëm për t’u diskutuar dhe dhënë një zgjidhje.

/Rabihana Halili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar