Vizitat e Daçiq dhe Vulin, reagojnë zyrtarët e Kosovës

  Gjithashtu edhe Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, është shprehur kundër vizitës së ministrit serb të ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, në veri të Mitrovicës. Isufi ka thënë se vizita e Vulinit, sidomos në kohë të fushatës zgjedhore, paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. “Vizita e Vulinit paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Kjo vizitë cenon territorin dhe sovranitetin e vendit sepse në këtë kohë të zgjedhjeve nuk duhet të lejohen kurrfarë personalitete serbe ta vizitojnë Kosovën, që në shumë raste kanë përdorur fjalime nxitëse dhe përçarëse. Po ashtu, vizitat e disa zyrtarëve serbë kanë pasur për qëllim edhe destabilizimin e Kosovës”, ka thënë Isufi, i cili e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për lejimin e vizitave të zyrtarëve serbë. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar