Vizita në Beograd, Topi: Rama të konsultohet, është një çështje mjaft e ndjeshme

Ish-Presidenti i Republikës, Bamit Topi i ka kërkuar Ramës që më parë të konsultohet me partitë politike për vendimin që do të marrë për të zhvilluar vizitën në Beograd. Në një intervistë për gazetën Panorama, Topi u shpreh se situata aktuale po kalon kufirin e një vendmarrje të një partie a qeverie dhe se çështja

Ish-Presidenti i Republikës, Bamit Topi i ka kërkuar Ramës që më parë të konsultohet me partitë politike për vendimin që do të marrë për të zhvilluar vizitën në Beograd. Në një intervistë për gazetën Panorama, Topi u shpreh se situata aktuale po kalon kufirin e një vendmarrje të një partie a qeverie dhe se çështja është shumë e ndjeshme.

“ Nëse do të isha në pozicionin e zotit Rama, nuk do të bëja një vendimmarrje unilaterale, do ta kasha trajtuar me shumë kujdes dhe në konsultim me partnerë të rëndësishëm në vend dhe partnerët tanë kryesorë. Unë nuk jap këshilla kur nuk m’i kanë kërkuar ato. Situata aktuale po kalon kufirin e vendimmmarjes së një partie apo qeverie. Çështja është shumë e njeshme.

Kreu i FRD-së shtoi se incidenti në stadiumin e Beogradit është sajuar nga shërbimet sekrete serbe ne funksion të vizitës së Vladimir Putinit në Serbi.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar