Vizatimet 3D të Alessandro Diddi, mahnitësin publikun

0

Vizatimet 3-D të krijuara të krijuara nga artisti Alessandro Diddi, duket se kanë mahnitur të gjithë njerëzit që i kanë parë këto vizatime.

Në një prononcimi për mediat ai është shprehur se: “Dua që përmes vizatimeve të mija të jap mesazh se syri mund të mashtrojë mendjen dhe ju bën që të besoni se ekzistojnë dimensionet, të cilat nuk janë në vizatim”.

Për ti bërë sa më reale vizatimet e tij, ai ka përdorur duart e tij dhe shumë objekte të tjera.

“Kur njerëzit shohin vizatimet zakonisht befasohen, sepse nuk e kuptojnë se si arrita t`i vizatoj këto pamje 3D”, ka thënë ai.

“Qëllimi im është që gjithmonë të krijoj diçka të re dhe origjinale”, ka shtuar Diddi, i cili ka mahnitur jo pak njerëz që i adhurojnë vizatimet e tij.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here