Viti 2013, tregu i sigurimeve bie 5.1 për qind

0

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se të ardhurat në tregun e sigurimeve për periudhën janar-nëntor 2013 kanë pësuar rënie me 5.1 për qind më  pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012.

Numri i kontratave të sigurimit të lidhura, gjatë periudhës janar-nëntor 2013 arriti në 899 048 me një ulje prej 5.40%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet e Jo-Jetës sollën rreth 88.56% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 11.17% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.26%.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2013 pagesat e dëmeve u ulën me rreth 2.48% karahasuar me periudhën janar-nëntor 2012. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,930 milionë lekë, apo 80.65% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here