Vitaminë B6 dhe acidi folik mbrojnë zemrën

Vitaminë B6 dhe acidi folik mbrojnë zemrën

Nivelet e larta të acidit folik (B9) dhe vitaminës B6 mbrojnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ulin rastet e vdekjeve nga goditja në tru. Studimet japoneze kanë gjetur se ato janë veçanërisht efikase te femrat, edhe pse kanë efekt edhe te meshkujt, duke ulur rrezikun e pamjaftueshmërisë së zemrës te ta. Rezultatet

Nivelet e larta të acidit folik (B9) dhe vitaminës B6 mbrojnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ulin rastet e vdekjeve nga goditja në tru. Studimet japoneze kanë gjetur se ato janë veçanërisht efikase te femrat, edhe pse kanë efekt edhe te meshkujt, duke ulur rrezikun e pamjaftueshmërisë së zemrës te ta.

Rezultatet po ashtu kanë treguar se këto dy lloje vitaminash të grupit B kanë ulur edhe shkallën e vdekshmërisë, duke zgjatur jetën për rreth 14 vjet.

Autorët e studimit thonë se vitamina B6 dhe acidi folik ulin nivelin e homocisteinës në gjak, që shihet si faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar