Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Vitaminat, konsumi i tepërt shkurton jetën

Vitaminat, konsumi i tepërt shkurton jetën

0 Komentet 🕔09.07.2013 - 12:48

Sipas një studimi  marrja e vitanimave artificiale në doza të mëdha mund të shkurtojë deri në 1/4 jetëgjatësinë. Studimi i përqendruar rreth vitaminave C dhe E tregoi se personat që abuzojnë me marrjen e këtyre suplementeve kanë pasoja tepër të rrezikshme për shëndetin.

Trupi i njeriut nuk e depoziton vitaminën C, e cila sigurohet nga frutat dhe perimet. Kjo vitaminë është një element i domosdoshëm që ndihmon në rigjenerimin e përbërësve të gjakut, ndërësa vitamina E, me shumicë tek drithërat, lajthitë apo bajamet ndihmon në ruajtjen e strukturës qelizore.

Përfundimet e tilla, të publikuara në “Biology Letters”, ngrenë debatin mbi nevojën e ekzistencës së një kontrolli, për vitaminat që në shumë raste tregëtohen pa recetë në farmaci apo supermarkete.

Një mashkull me një trup mesatar ka nevojë për vetëm 4 miligramë vitamina në ditë, ndërsa një grua për 3 miligramë. Megjithatë, tableta që kanë qindra herë më shumë përqëndrim të vitaminës se sa doza e nevojshme tregëtohen lirshëm si suplemente.

Ndonëse antioksidenatët dhe vitaminat njihen edhe për cilësitë e tyre të mira në ngadalësimin e efektit të plakjes, një studim i Universitetit të Gllasgout, në Skoci, tregoi se mbidoza sjell efektin e kundërt, duke përshpejtuar plaken dhe rritur shanset e prekjes nga sëmundje të rënda në një moshë edhe më të hershme.

/Sonila Duka/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr