Vitamina C vret bakteret e tuberkulozit

Vitamina C vret bakteret e tuberkulozit

 Tuberkulozi, sëmundje e mushkërive, mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Sipas një studimi të ri, mendohet se dozat e larta të vitaminës C mundet të mbysin bakteret që janë rezistente ndaj barnave, të cilat shkaktojnë këtë sëmundje. Efekti befasues është demonstruar ne kulturat laboratorike, por rrit mundësinë e gjetjes së një mënyre

 Tuberkulozi, sëmundje e mushkërive, mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë.

Sipas një studimi të ri, mendohet se dozat e larta të vitaminës C mundet të mbysin bakteret që janë rezistente ndaj barnave, të cilat shkaktojnë këtë sëmundje.

Efekti befasues është demonstruar ne kulturat laboratorike, por rrit mundësinë e gjetjes së një mënyre të re për të larguar vështirësitë e mbytjes së bakterit.

Autorët e studimit kërkojnë kërkime të mëtejme në përdorimin potencial të vitaminës C në trajtimin e tuberkulozit, duke theksuar se ajo nuk është e shtrenjtë, e sigurt për t’u përdorur dhe se mund të gjendet gjithandej.

Catherine Vilcheze, një ndër bashkautorët e studimit tha se, “Nuk jemi duke thënë se vitamina C është kura për tuberkulozin. Por, ne duhet të shikojmë në gjetjen e mënyrave për të imituar mënyrën se si ajo vret bakteret e tuberkulozit, pasi ajo është shumë e efektshme”.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar